Dreshaj: Buxheti për vitin 2025 është buxhet i fukarallëkut
Foto: Laura Hasani

Dreshaj: Buxheti për vitin 2025 është buxhet i fukarallëkut

Aktuale November 14, 2024 - 16:14

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, buxhetin për vitin 2025 e ka quajtur buxhet të fukarallëkut i cili sipas tij i lë anash shëndetësinë dhe arsimin.

Dreshaj ka thënë se buxheti i ndarë për shëndetësi është më i ulëti në rajon.

“Ky buxhet është buxhet i fukarallakut, vazhdon ta lë anash shëndetësin dhe arsimin! Pretendimet e Kryeministrit se shëndetësia dhe arsimi janë prioritet qeverisës, janë mashtrimi i radhës. Me këtë buxhet të ndarë për shëndetësi që është buxheti më i ulët në rajon me raport me BPV”.

Dreshaj ka shtuar se me buxhetin për arsimin, gjendja do të vazhdojë të përkeqësohet në këtë sektor.

“Për buxhetin në arsim as mos të flasim, gjendja do të vazhdojë të përkeqësohet. Mësimdhënësit do ta kenë pagën më të ultë në rajon, e sa për cilësi vendin na e ka treguar PISA, të fundit në rajon e Europë”, është shprehur ai.