Dorasi dhe viktimat në Klinë, ishin shokë klase 

Dorasi dhe viktimat në Klinë, ishin shokë klase 

Aktuale November 14, 2024 - 15:38

Klina është tronditur mbrëmjen e së mërkurës.

Një burrë vrau me armë zjarri dy të tjerë në një lokal.

Detaje të reja lidhur me këtë rast, kanë dalë në pah.

Thuhet se dorasi dhe viktimat ishin shokë klase dikur, madje natën famëkeqe ata qëndruan të ulur së bashku diku për gjysmë ore.

“Mbrëmë rreth orës 18:20, siç thonë dëshmitarët, ata kanë qenë ulur bashkë, viktimat me dorasin, ku pasi nxori pistoletën, njërin e vrau e tjetrin e plagosi, i cili vdiq rrugës për në spital të Pejës. Ata kanë qenë shokë të klasës, janë një gjeneratë, dyshohet se bashkë kanë qëndruar diku gjysmë ore”, tha Berisha në klankosova.

Tutje, gazetari thotë se familja e viktimave, ashtu edhe ajo e dorasit janë të respektuara dhe të urta.

“Familja e dorasit, nëna dhe babai janë familje e urtë, janë të shkolluar, të dy mësues, të respektuar, njësoj edhe familja e viktimave”.