CEFTA rekomandon hapat për thjeshtimin e Sigurimit të Detyrueshëm të Automjeteve për Palët e Treta
CEFTA ka rekomanduar hapat për thjeshtimin e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve për palët e treta.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të raportimeve në media lidhur me sigurimin e detyrueshëm për automjetet ndaj palëve të treta (MTPL) dhe Kartonin e Gjelbër, Sekretariati i CEFTA-s dëshiron të ofrojë informacion të qartë dhe të saktë për publikun e gjerë për këtë çështje.
Më 9 tetor 2024, Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s miratoi Rekomandimin 1/2024, i cili sugjeron që Palët e CEFTA-s të marrin masa për të lehtësuar proceset e sigurimit MTPL në të gjithë tregjet e CEFTA-s. Masat kryesore përfshijnë:
– Objektivi Përfundimtar (deri në tetor 2026): Lejimi i drejtuesve të mjeteve nga një Palë e CEFTA-s që të udhëtojnë në një Palë tjetër të CEFTA-s pa kërkuar Karton të Gjelbër ose dokumentacion ekuivalent të sigurimit MTPL.
– Objektivi Ndërmjetës (deri në tetor 2025): Ulja e tarifave administrative për pajisjen me Kartonin e Gjelbër dhe lejimi i njohjes së sigurimit MTPL në bazë të targave të automjeteve të lëshuara nga Palët që janë anëtare të Marrëveshjes Shumëpalëshe.
Gjithashtu, Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s ka inkurajuar Palët që të dixhitalizojnë plotësisht dokumentet e sigurimit dhe të lehtësojnë shkëmbimin elektronik të këtyre dokumenteve. Ky tranzicion dixhital synon eliminimin e nevojës për dokumente fizike të sigurimit kur udhëtohet brenda CEFTA-s.
Këto veprime janë bazuar në Planin e Veprimit për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (prioriteti 3.3) dhe Prioritetet e Kryesimit të CEFTA-s për vitin 2024 (prioriteti 2).
Burimet:
CEFTA, një marrëveshje e tregtisë së lirë që përfshin ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavinë, vazhdon të mbështesë integrimin dhe bashkëpunimin rajonal. Për më shumë informacion, vizitoni: www.cefta.int.
Për të parë tekstin e plotë të Rekomandimit 1/2024 të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, vizitoni: Rekomandimi i Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s
Për të parë Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024, mund të konsultoheni këtu: Plani i Veprimti të TPR 2021-24.
Teksti i plotë i Prioriteteve të Kryesimit të CEFTA-s për vitin 2024 është i disponueshëm këtu: Prioritetet e Kryesimit 2024.
Informacion mbi Marrëveshjen Shumëpalëshe mund të gjendet në faqen e internetit të Këshillit të Byrove: Rreth Marrëveshjes Shumëpalëshe.