Bajrami i reagon zv/ministrit të VV-së: Doracaku u botua në vitin 2023, përgjegjesia t’i kërkohet Nagavcit
Aktuale
November 14, 2024 - 15:11
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është drejtuar pushtetit duke i thënë se përmes doracakut për edukatë seksuale kanë prekur në fëmijë.
Ajo ka shtuar se duhet të kërkohet përgjegjësi nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Bajrami ka thënë se doracakët janë botuar në vitin 2023 dhe se kurrikula kërkon edukim seksual por “përmbajtja e doracakëve të Nagavcit flet për praktikim perverz”.
Ish ministrja e Arsimit ka thënë se përgjegjësia kryesore i takon kryeministrit Kurti që “ende e mban në pozitë” ministren Nagavci.
Bajrami i ka quajtur ata “shpifësa, manipulatë dhe të pamoralshëm”.