FSK-ja trajnime në Prishtinë nesër dhe në fundjavë, Komuna: Do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake
Foto: Laura Hasani

FSK-ja trajnime në Prishtinë nesër dhe në fundjavë, Komuna: Do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake

Aktuale November 14, 2024 - 14:06

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nesër dhe gjatë fundjavës Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë trajnime në dy fshatra të Prishtinës, Butovc dhe Zllatar.

Në njoftimin e komunës thuhet se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra dhe se nuk ka vend për shqetësim.

“Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë trajnime në terren në Komunën e Prishtinës, sipas planit të paraparë. Gjatë datave 15-17 nëntor 2024, FSK do të jetë e pranishme në këto zona: Fshati Butovc Fshati Zllatar. Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra. Ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në njoftim.