Komisioni për të Drejtat e Njeriut nuk procedon amendamente për buxhetin

Komisioni për të Drejtat e Njeriut nuk procedon amendamente për buxhetin

Aktuale November 14, 2024 - 13:15

Asnjë amendament e as rekomandim për buxhetin e paraparë për vitin 2025 në mes të dyja leximeve nuk është proceduar nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, aty ku sot u shqyrtua Projektligji mbi ndarjet buxhetore.

Komisioni që diskutoi lidhur me buxhetin e paraparë për fushat që bien në përgjegjësinë mbikëqyrëse të tij dhe vendosi të mos procedojë ndonjë amendament ose rekomandim.

Siç është bërë e ditur në faqen zyrtare të Kuvendit gjithashtu, në këtë mbledhje komisioni shqyrtoi një peticion dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.

Ndërkaq, në një sallën tjetër të Kuvendit u mbajt një tjetër mbledhje komisioni, ai për Mbikëqyrje të Financave Publike, ku u shqyrtua buxheti i Zyrës Kombëtare të Auditimit i ndarë në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, pas shqyrtimit të kërkesave të ZKA-së, Komisioni, me shumicë votash, nuk i përkrahu ato.