Lajçaku u takua me shefin e EULEX-it, thotë se folën për zhvillimet e fundit në terren

Lajçaku u takua me shefin e EULEX-it, thotë se folën për zhvillimet e fundit në terren

Aktuale November 14, 2024 - 08:14

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar dje në Bruksel me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Lajçaku ka thënë se me Barbanon kanë folur për zhvillimet e fundit dhe punën e EULEX-it.

“Kishim një diskutim shumë të dobishëm për punën e rëndësishme të EULEX dhe folëm për zhvillimet e fundit në terren. E vlerësoj bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Lajçak.