Deliu reagon ndaj Kurtit: Ju shkoi komplet mandati me ankesa, në vend se të punoni diçka
Foto: Laura Hasani

Deliu reagon ndaj Kurtit: Ju shkoi komplet mandati me ankesa, në vend se të punoni diçka

Aktuale November 13, 2024 - 12:06

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha në mbledhjen e Qeverisë “urojmë të ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive”.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Deliu-Kodra i ka thënë Kurtit se Gjykata Kushtetuese nuk i ka fajet, por ministrat e tij, shkruan Zeri.info.

Reagimi i plotë i Deliu-Kodrës, pa ndërhyrje:

Kryeministër, fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese. Fajet i kanë ministrat, zëvendësministrat, deputetët dhe këshilltarët e tu të shumtë, që po krijojnë ligje të cilat e shkelin me të dy këmbët aktin më të lartë juridik të shtetit tonë. Lëre rehat Gjykatën Kushtetuese dhe secilin institucion tjetër, i cili po mundohet të ruajë shtetin nga keqqeverisja juaj! /Zëri