Komisioni për Integrime Evropiane voton për shqyrtimin e Projektligjit për ndarjen e buxhetit 2025

Komisioni për Integrime Evropiane voton për shqyrtimin e Projektligjit për ndarjen e buxhetit 2025

Aktuale November 13, 2024 - 11:51

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror dhe Projektligjin për Gjykatën Administrative.

Po ashtu miratohet shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Në këtë komision është miratuar shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-291 për Gjykatën Administrative, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Fjolla Ujkani, nga Lëvizja Vetëvendosje, propozoi në rend dite miratimin e shqyrtimit të Projektligjit për ndarjen e buxhetit të Kosovës 2025.

Ky propozim u kalua me gjashtë vota pro.

“Propozoj që ky rend i Projektligjit për ndarjen buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2025. Duke marrë parasysh që buxheti është lexuar në lexim të parë dhe propozohet deri më 15 dhjetor të shqyrtohet ky projektligj”, tha Ujkani.