Pilotët e FSK-së nisin fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës në Shqipëri

Pilotët e FSK-së nisin fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës në Shqipëri

Aktuale November 13, 2024 - 11:01

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka pritur pilotët e FSK-së, të njëjtët do të bashkëpunojë për rritjen e nivelit të kapaciteteve njerëzore me Kosovën.

Nga postimi i Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se pilotët e FSK-së kanë nisur fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterët “Cougar”, pas përfundimit të fazës teorike.

“Bashkëpunimi për rritjen e nivelit të kapaciteteve njerëzore me Kosovën është në qendër të vëmendjes së Ministrisë së Mbrojtjes.

Image

Përveç Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Akademisë së Forcave të Armatosura, dyert ndaj forcave të FSK-së i kanë hapur edhe njësi të tjera të FA-së, pasi në fushën e sigurisë Kosova dhe Shqipëria kanë shumë dimensione bashkëpunimi.

Ditët e fundit, pilotët e FSK-së nisën fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterët “Cougar”, pas përfundimit të fazës teorike.

Ata, bashkë me teknikët e FSK-së, po asistohen nga instruktorët e Forcës sonë Ajrore për ruajtjen e reflekseve të fluturimit, aq i domosdoshëm për ekuipazhet”, thuhet nga Forcat Ajrore të- Shqipërisë.