Dy të miturat që u therën në Ferizaj janë motra nga Podujeva, Bulliqi thotë se do t’u ofrojë ndihmë financiare
Foto: Laura Hasani

Dy të miturat që u therën në Ferizaj janë motra nga Podujeva, Bulliqi thotë se do t’u ofrojë ndihmë financiare

Aktuale November 13, 2024 - 10:23

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot në QKUK dy të miturat që u therën nga një burrë të hënën në Ferizaj.

Ai ka bërë me dije se ato janë motra dhe se janë nga Podujeva.

Bulliqi ka thënë se gjendja e 10-vjeçares, e cila ndodhet në Intensivë, ka filluar të stabilizohet.

Tutje, ka thënë se do të nxjerrë vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen.

“Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. U dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë! Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!”, shkroi ai.