Nagavci pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj saj: I pritshëm, do të hidhet poshtë
Foto: Laura Hasani

Nagavci pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj saj: I pritshëm, do të hidhet poshtë

Aktuale November 12, 2024 - 18:12

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pasi opozita dorëzoi kallëzim penal ndaj saj për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ajo ka thënë se kjo është e pritshme “kur dihet mirëfilli se cilat grupe interesi kemi prekur”.

“PDK-LDK-AAK, të bashkuar si gjithnjë, sot paskan dorëzuar kallëzim penal ndaj meje për subvencionimin e nxënësve për tekste dhe materiale shkollore. Shumë e pritshme nga këto subjekte, kur e dimë mirëfilli se cilat grupe interesi kemi prekur. Reagimet nisën që atë ditë kur shkëputëm praktikën 20-vjeçare të blerjeve milionëshe të teksteve shkollore me kontrata njëburimore, të mbushura me hallka dhe mundësi abuzimi. Krijuam një proces transparent të subvencionimit të drejtpërdrejtë, ku çdo formë dhe mundësi abuzimi u eliminua.”

Nagavci shtoi se ky kallëzim penal do të hidhet poshtë.

Postimi i plotë i saj: