Komuna e Junikut organizon “Darkën e Lamës”
Komuna e Junikut, në bashkëpunim me gjimnazin “Kuvendi i Junikut”, organizuan një ngjarje tradicionale, e cila tashmë është bërë tradicionale në këtë komunë, “Darka e Lamës”, darkë kjo e cila ka të bëjë me kremtimin e përfundimit të të korrurave të drithërave, e të korrave vjeshtore, e shtruar për të festuar vitin e bereqetshëm.
Në këtë festë i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili në fjalën e tij shprehu kënaqësinë që edhe këtë vit po organizohet “Darka e Lamës”, duke përkujtuar kështu një nga traditat më të lashta të popullit tonë.
Shehu në fjalën e tij tha se kjo festë synon të na lidhë sa më fort me natyrën.
“‘Darka e Lamës’ është një festë që ka rrënjë të thella në historinë dhe kulturën tonë dhe synon të na lidhë me tokën, me bujqësinë dhe na kujton rëndësinë e mirënjohjes për të gjitha frytet që natyra dhe puna jonë e përbashkët na ofrojnë”, u shpreh Shehu.
Ndër të tjera, gjatë organizimit të “Darkës së Lamës”, nga Komuna e Junikut u bë e ditur që kjo komunë do të vazhdojë ta mbështesë këtë traditë për të siguruar që brezat e ardhshëm të kenë mundësi ta ruajnë dhe ta zhvillojnë më tej.