Ministrja Rizvanolli po intervistohet në cilësinë e dëshmitares
Foto: Laura Hasani

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në cilësinë e dëshmitares

Aktuale November 12, 2024 - 12:29

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po merret në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka konfirmuar Prokuroria të martën.

Në njoftimin për media thuhet se ajo po intervistohet në cilësinë e dëshmitares, shkruan Zeri.info.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Prokuroria Speciale informon se sot ministrja Artane Rizvanolli është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim. /Zëri