Me pranga në duar, Ilir Beqaj mbërrin në Kuvend për të dëshmuar në Komision e Sterilizimit

Me pranga në duar, Ilir Beqaj mbërrin në Kuvend për të dëshmuar në Komision e Sterilizimit

Aktuale November 12, 2024 - 11:31

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dalë sot nga qelia për t’iu drejtuar sallës së Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor të Sterilizimit, ku do të dëshmojë.

I prangosur dhe me duart e mbuluara me xhaketë, si dhe me dy policë që e mbanin për krahu, Beqaj ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit.

Ish-ministri është në arrest me burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, me koncesionin prej 100 milionë eurove për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.

Ai ka edhe një akuzë tjetër për abuzim me fondet e BE-së.