Raportohet se ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Foto: Laura Hasani

Raportohet se ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Aktuale November 12, 2024 - 10:31

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shkuar për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Nacionale ka siguruar pamje, teksa ministrja Rizvanolli futet në objektin e Prokurorisë Speciale.

Nuk dihen arsyet për këtë intervistim të Rizvanollit, megjithatë e njëjta ishte përmendur në disa mesazhe të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.