Çitaku pas deklaratave të Gërvallës: Këta duan diktaturë, kontroll e nënshtrim
Aktuale
November 12, 2024 - 08:06
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes profilit të saj zyrtar në rrjetin social Facebook ndaj deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, që i bëri para mërgatës shqiptare.
“Nuk na mjafton fitorja, u paska thënë Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës mërgatës sonë, në një takim të thirrur nga një nga Ambasadat tona në Evropë”, ka shkruar Çitaku.
“Pra, demokracia nuk mjafton, sepse demokracia, edhe me fitore, nënkupton pluralizëm. Nënkupton lirinë për tu mos pajtuar me shumicën. Nënkupton lirinë e fjalës. Nënkupton pavarësinë qytetare, intelektuale, politike, ekonomike. Por, jo. Këta dojnë diktaturë. Kontroll. Nënshtrim”, vazhdoi tutje ajo.