Abdixhiku liston premtimet, e quan programin e tij më transformuesin që ka pasur Kosova
Foto: Facebook

Abdixhiku liston premtimet, e quan programin e tij më transformuesin që ka pasur Kosova

Aktuale November 11, 2024 - 21:41

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur programin e tij politik gjatë një takimi në Prishtinë.

“Nga sot, përveç ‘Turneut të Ndryshimit’, nisëm dhe shpalosjen e programit politik me qytetarë e grupe të interesit në Kosovë. E nisëm me Ekonomi, e nisëm me Prishtinë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku e quajti programin e tij më transformuesin që e ka pasur Kosova ndonjëherë, e që, sipas tij, do të rigjenerojë ekonominë e vendit.

Postimi i plotë:

Nga sot, përveç ‘Turneut të Ndryshimit’, nisëm dhe shpalosjen e programit politik me qytetarë e grupe të interesit në Kosovë.

E nisëm me Ekonomi, e nisëm me Prishtinë.

E nisëm duke shpalosur programin më transformues që ka pasur Kosova ndonjëherë, me ide sa ambicioze aq edhe rigjeneruese për ekonominë e vendit e shtetin tonë.

NE BESOJMË NË KOSOVË!

Besojmë në njerëzit tanë, punëtorët tanë ndërmarrësit tanë. Të gjithë bashkë janë forcë e pandalshme ekonomike, pasuri e vërtetë nacionale! Ata dhe ne, kemi nevojë për një shtet që ka ambicie, ka guxim e ka kompetencë! Ekipi im i ka këto!

Prandaj, me mua si Kryeministër, do të kemi:

- 5% rritje ekonomike

- 5 miliardë euro investime

- 5 miliardë euro buxhet në fund të mandatit

- Koeficient 150

- Pako Fiskale 2.0

- 0% TVSH për produkte bazike

- 170 milionë euro për Aviokompani Kombëtare

- Privatizimi i 51% akcioneve të Telekomit

- 80 milionë euro për qendrën moderne në Brezovicë

- 50 milionë euro për Qendrën e Skijimit në Pejë

- Themelimi i Ministrisë së ICT-së

- 120 milionë euro TECH FUND

- 30 milionë euro për Parkun Teknologjik

- Trajnimi i 40 mijë të rinjve në ICT

- 15 milionë euro për themelimin e Qendrës Kombëtare të Intelegjencës Artificiale.

BËHU NDRYSHIMI!

Sepse Kosova ka nevojë për ndryshim!