Therja me thikë e 4 personave në Ferizaj, reagon Visar Azemi: Ndjeva trishtim për këtë akt të dhunshëm

Therja me thikë e 4 personave në Ferizaj, reagon Visar Azemi: Ndjeva trishtim për këtë akt të dhunshëm

Aktuale November 11, 2024 - 20:44

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, i cili vjen nga Ferizaj është shprehur i shqetësuar për rastin e therjes me thikë të katër personave në këtë qytet.

Ai shpreson në shërimin e të lënduarve sa më shpejtë, teksa thekson rëndësinë e sigurimit të drejtësisë për viktimat.

Reagimi i tij i plotë:

Shqetësuese dhe e papranueshme ngjarja që ndodhi sot në Ferizaj, ku u therën me thikë 4 persona.

Si qytetar i Ferizajt, ndjeva thellë shqetësimin dhe trishtimin për këtë akt të dhunshëm që shokoi jo vetëm familjet e të lënduarve, por të gjithë qytetin tonë.

Shpresoj që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë dhe të rikthehen tek ata që i duan.

Besoj se autoritetet do të hetojnë me përgjegjësi dhe do të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes, duke siguruar drejtësi për viktimat dhe duke parandaluar që diçka e tillë të ndodhë përsëri.