Gashi: Çka u diskutua ishte fund e krye retrospektivë – e përbashkëta e tyre, dështimi i Qeverisë Kurti
Foto: Laura Hasani

Gashi: Çka u diskutua ishte fund e krye retrospektivë – e përbashkëta e tyre, dështimi i Qeverisë Kurti

Aktuale November 11, 2024 - 18:18

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se gjithçka që është diskutuar sot në Kuvendin e Kosovës ishe fund e krye retrospektivë.

Madje, ai shton se deputetë të pushtetit e ministra u morën me çka ka ndodhur për katër vjet, e e përbashkëta e tyre ishte dështimi i Qeverisë Kurti, njofton klankosova.

“Krejt çka u diskutua sot këtu, ishte fund e krye retrospektivë. Çka ke interesant, është se opozita me bindje se është buxhet i përkohshëm, sepse do t’i duhet një qeveri tjetër ta aprovojë një buxhet tjetër për të qeverisur vendin, por të bindur ishin edhe deputetët e pushtetit dhe ministrat të cilët u morën me retrospektivë. Të gjithë u morën me çka ka ndodh këto katër vjet, e askush nuk e kishte bindjen në vetëdijen dhe nëndijen e tyre se do të ketë një qeverisje të ardhme nga Lëvizja Vetëvendosje. Dhe të gjithë në diskutimet e tyre folën se çka ka ndodhur në këto katër vjet, dhe  përbashkëta e asaj që ka ndodhur këto katër vjet është dështimi. Dështimi në ekonomi, dështimi në reforma, dështimi në sundim të ligjit, dështimi në politikën e jashtme, dështimi në politikën e brendshme, dështimi në mirëqenie sociale, dhe gjitha këto të përbashkëta ishin ajo që e konsiderojnë këtë qeveri”, tha Gashi.

“Mentaliteti i shkeljes së ligjeve dhe Kushtetutës vazhdon të jetë dominues në këtë qeverisje, dhe paaftësia për ta mos kuptuar për pesë vjet si funksion sistemi, është e tmerrshme”, shtoi tutje deputeti.