Bogujevci ia tërheq vërejtjen Musliut për gjuhën e përdorur ndaj Kurtit
Aktuale
November 11, 2024 - 17:28
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci është detyruar t’ia tërheq vërejtjen deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut, për gjuhën e përdorur ndaj kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme.
Kjo pasi deputetja Musliu e ka quajtur Kurtin, “rrenc destruktiv, antishtetëror dhe antikombëtar, e po ashtu edhe pa nder e turp të këtij vendi”.
“Kujdes fjalorin”, dëgjohet Bogujevci duke thënë teksa fliste Musliu.