Kurti: Jemi të interesuar ta zgjerojmë bashkëpunimin me SHBA-në, punojmë me çdo administratë
Aktuale
November 11, 2024 - 15:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë edhe me presidentin e zgjedhur, Donald Trump.
Para mediave, i pari i Qeverisë shton se Kosova bashkëpunon me SHBA-në në mënyrë të pazëvendësueshme dhe me përkushtim e seriozitet.
“Ne bashkëpunojmë me SHBA-në në mënyrë të pazëvendësueshme dhe me gjithë përkushtim dhe seriozitet tonë, presidenti i ardhshëm në një letër urimi që pati dërguar një pararendësi, para nesh, pati vendosur në thelb njohje reciproke si diçka qendrore midis raporteve Kosovë dhe Serbi dhe jemi më të interesuar këtë bashkëpunim dhe ta zgjerojmë”, tha Kurti.
Po ashtu, ai shprehet se Kosova do të bashkëpunojë me çdo administratë amerikane.