Gashi Muratit: S’mund të ndërhysh në çmime të tregut me vendime qeveritare, të ka treguar Kushtetuesja
Foto: Laura Hasani

Gashi Muratit: S’mund të ndërhysh në çmime të tregut me vendime qeveritare, të ka treguar Kushtetuesja

Aktuale November 11, 2024 - 13:15

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, për çmimin e grurit.

Gashi tha se qytetarët nuk e blejnë grurin në bursë, por në markete.

Image

“Më bëri përshtypje ministri që tha çmimi i grurit në bursë sot është i njëjtë sikur para pandemisë. Ministër qytetarët e Kosovës nuk e blejnë grurin në bursë, e as vajin, e blejnë në market, e në market është dyfishu. Politikat tua, veprimet tua, masat tua e kanë dyfishu çmimin, ky është problemi që e ki ti. Ti pretendon se në ekonominë e tregut mundesh me ndërhy në çmime të tregut me vendime qeveritare, s’mundesh me bë, ta ka tregu Gjykata Kushtetuese”, tha Gashi.

Image