Bajrami: Me këtë qeveri çmimi i bukës është rritur për 50%
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke i reaguar ministrit Hekuran Murati, ka thënë se si qeveri janë duke bërë propagandë.
Sipas saj, çmimi i bukës është rritur për 50 për qind.
“A e din ku ke ngel, te ura e Badocit 34 metra, kush është duke të penguar, cila Gjykatë Kushtetuese. Inflacionin e kësaj qeverie po e shet si lufta kundër kontrabandës. A e dini që asnjëherë as t’i as kryeministri nuk e përmendet ngritjen e çmimeve, 22 për qind ju kanë rrit çmimet qytetarëve në mesatare, po çmimi i bukës është rrit 50 për qind. A e din që ke ardhur në pushtet duke premtuar se do t’i lironi faturat e energjisë elektrike. Keni dështuar, nuk mundesh sot me shit propagandë. Për secilin argument që e thua 24 orë që don në foltore me referenca e dokumente tua e të demantoj”, ka thënë ajo.