“Ju po qitni zall në rrota, po pengoni”, Murati u përgjigjet akuzave të opozitës rreth buxhetit
Foto: Laura Hasani

“Ju po qitni zall në rrota, po pengoni”, Murati u përgjigjet akuzave të opozitës rreth buxhetit

Aktuale November 11, 2024 - 12:22

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, u është përgjigjur kritikave të opozitës.

Murati e nisi fjalimin duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së Mergim Lushtaku lidhur me premtimet që qeveria “Kurti” që ka pas që do të ulet importi do të rritet eksporti e që taksat do të mblidhen brenda më shumë e të mos varemi nga Dogana e që tha asnjëra nga këto nuk është bërë.

Image

“A është synim i Qeverisë që të ulet importi, patjetër që po ne për këtë kemi bërë edhe mbështetjen për herë të parë të prodhueseve vendorë duke subvencionuar kreditë investuese, gjithashtu kemi marrë edhe shumë masa tjera mbështetëse përmes ministrive të linjës”, tha Murati.

Murati shtoi se “nuk mund të ulet importi në një ekonomi që kemi trashëguar ku të gjitha fabrikat që kanë qenë prodhuese në këtë vend ju i keni shit për skrap, normalisht që merr kohë deri sa të rindërtohet kapaciteti prodhues. Diçka që është shkatërrua për 20 vite nuk mund të rikuperohet brenda një mandati”.

Image

Sa i përket eksportit, Murati shtoi se kur e kanë marrë mandatin ka qenë 474 milionë euro, kurse këtë vit pritet të shkojë në 950 milionë euro.

“Kemi dyfishim të eksportit në këtë mandate. Nuk di ku po e shihni këtë mosrritje. Sa u përket taksave që mblidhen në Doganë dhe taksave që mblidhen brenda vendit nga ATK-ja.

Image

Në kohën kur kemi marrë mandatin proporcioni i taksave që janë mbledh nga ATK-ja në brendi të vendit në raport me ato që janë mbledh nga Dogana në kufi ka qenë 44%, brenda janë mbledh më pak taksa. Aktualisht tash ku po flasim ky proporcion ka shënuar rritje dhe është 57%”, tha ministri.

Ministri shtoi se në qeverisjen e tyre për katër vite me radhë ka rritje dyshifrore të hyrave buxhetore

“Në vitin 2021 rritja ka qenë 27% krahasuar me vitin paraprak, në vitin 2022 rritja ka qenë 14% krahasim me vitin paraprak, në vitin 2023 rritja ka qenë 14%, dhe në vitin 2024 deri më tani rritja është 10% në krahasim me vitin paraprak”, tha Murati.

Ministri tutje iu përgjigj edhe disa akuzave të deputetit të LDK-së Avdullah Hoti për mospërmbushjen e premtimeve për Fondin Sovran dhe Bankën Zhvillimore.

“Kjo ngjason me atë fabulën për lotët e krokodilit që pasi e han prenë ulet dhe qanë,. Të gjithë e dimë që Fondin Sovran në Gjykatë Kushtetuese e ka dërguar opozita, dhe nuk është rrezua po e pret ende verdiktin. Ke informata nga brenda që do të rrëzohet Fondi Sovran, është skandal në vete”, tha Murati.

Murati tutje iu drejtua opozitës se “ju po qitni zall në rrota, po pengoni”.

Ai shtoi se përkundër sfidave globale, ekonomia asnjëherë nuk ka rënë nën 4%.

Image