Zyrtari i FSK-së varroset sot në Likoc, është vëllai i hoxhës Osman Musliu
Aktuale
November 11, 2024 - 11:44
Të shtunën u raportua se zyrtari i FSK-së, Liman Musliu, ka vdekur gjatë punës në ndërtimtari.
Ai është vëllai i hoxhës Osman Musliu.
Këtë e ka bërë të ditur vetë hoxha Osman, i cili njoftoi varrimi i Liman Musliut do të mbahet sot në orën 15:00 në fshatin Likoc, afër shtabit të UÇK-së.
“Të dashur miq, shokë e dashamir, ju lajmërojmë se varrimi i vllaut tonë, Liman Selman Musliut do të mbahet nesër në ora 15:00 në fshatin Likoc, afër Shtabit të UÇK-së. Nisja e xhenazes do të bëhet prej Xhamisë së Drenasit në ora 14:30. Ju falënderoj përzemërsisht për vizitat, mesazhet e thirrjet e panumërta dhe ju kërkoj falje nëse skemi mundur të ua kthejmë. Zoti ju nderoftë!”.