PDK-ja s’do ta votojë buxhetin, Lushtaku: Është një planifikim i keq
Foto: Laura Hasani

PDK-ja s’do ta votojë buxhetin, Lushtaku: Është një planifikim i keq

Aktuale November 11, 2024 - 11:34

Deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku ka thënë se buxhetit të propozuar nga Qeveria “nuk do t’ia shohin hajrin as populli, as Kosova”.

Image

Ai ka thënë se ky është një planifikim i keq, të cilin, sipas tij, PDK-ja nuk do ta votojë.

Image

“Sot, para se të flas për planifikim buxhetor, dua të ju them juve që po ju kalojnë katër vite, as edhe një projekt madhor i rëndësishme nuk mbahet mend për këtë kohë që ju udhëhiqeni e që së paku qytetaret të ndiheshin krenar. Humbja më e madhe po u bëhet bizneseve, financave, diplomacisë por më së shumit po i bëhet Kosovës. Ky është një planifikim buxhetor i cili nuk ndikon as gjë, një planifikim i cili ky shtet dhe ky popull nuk i sheh kurrfarë hajri. E kemi parë që çdo planifikim i kësaj qeveri ka qenë i dobët. Buxheti i shtetit nuk është hajgare, nëse nuk hartohet siç duhet do ta përkeqësoj gjendje deri në ekstre ashtu siç pritet edhe të ndodh. Tash e katër vjet kemi buxhet të mbijetesës dhe aspak zhvillimor. Në këtë projektligj parashihet se do të ketë rritje të buxhetit të shtetit, por duhet të theksojmë që çdo vit ka pasur rritje ekonomike këto 10 vjetët e fundit. Qytetarit i jepet lëmoshë për të”, tha Lushtaku.

Image

Ai tha se 32 për qind e buxhetit do të shpenzohet për shkatërrim të bizneseve prodhuese.

Image

“Vetëm 7.33 për qind janë projekte të reja që parasheh qeveria. Qeveria nuk ka vizion zhvillimor. Ne nuk do të votojmë këtë projektligj të Kosovës. Ky buxhet dhe planifikim i keq nuk do të zgjasë shumë, vetëm disa muaj, sepse pas 9 shkurti do të vije një qeveri e re”, ka thënë ai.

Image