Rama pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në kryeqytet
Aktuale
November 11, 2024 - 10:34
Kryetari i Komunës së Prishtinës ka pritur në takim komandantin e Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Rama thotë se në takim me komandantin kanë diskutuar për disa tema të rëndësishme.
“Diskutuam për sigurinë në Prishtinë dhe gjeneral Barduani rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, pohoi ai.
Tutje, ai ka shkruar se “jemi falënderues për punën dhe angazhimin e tyre në mbështetje të paqes dhe sigurisë në kryeqytetin tonë dhe mbarë vendin”.