Arsenijeviqi proteston para objektit ku EULEX-i po prezanton raportin e monitorimit të drejtësisë
Aktuale
November 11, 2024 - 10:13
Lideri i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, ka ardhur në Prishtinë.
Ai po proteston para objektit ku EULEX-i është duke e prezantuar raportin e katërt publik të monitorim të drejtësisë, shkruan Zeri.info.
Ai në pankarta në duar ka publikuar disa fotografi të zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët kanë bërë shqiponjën me duar në veri të Mitrovicës.
Ai po ashtu në këto pankarta ka publikuar edhe rregullat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. /Zëri