Nesër seanca për buxhetin e vitit 2025, Tahiri sërish ka kritika
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me buxhetin e vitit 2025 të qeverisë, pagat në sektorin publik nuk mund të rriten.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se ky buxhet është i përkohëshm dhe duhet të rishikohet në tërësi pas zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
Nesër, në seancën e Kuvendit të Kosovës do të diskutojmë buxhetin e vitit 2025.
Ky buxhet është i përkohshëm dhe duhet të rishikohet në tërësi pas zgjedhjeve për të pasqyruar nevojat reale të qytetarëve dhe shtetit.
Nesër, kam drojë që Qeveria në procedura të përshpejtuara ta sjellin buxhetin në dy lexime. Kjo, për një dokument si buxheti i kosoliduar i Kosovës nuk duhet të ndodhë, mirëpo gjithçka mund të pritet.
Përndryshe, sa i përket mashtrimit për rritjen e pagave, ju rikujtoj se neni 9 i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik e ka thënë saktë se vlera e koeficientit përcaktohet në ligjin vjetor të buxhetit, dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës me ligjin vjetor të buxhetit nuk mundet të ndryshoj strukturën e koeficientëve, që do të thotë se pagat me këtë buxhet nuk mund të rriten.