Sveçla pas arrestimeve për fajde e drogë: Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze
Foto: Laura Hasani

Sveçla pas arrestimeve për fajde e drogë: Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze

Aktuale November 10, 2024 - 18:34

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka përgëzuar policinë për arrestimin e tre personave për fajde, 10 të tjerëve për narkotikë dhe konfiskimin e mbi 110 kilogramëve drogë, gjatë javës që mbetet pas.

“Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër”, shkroi ai në Facebook.

Sveçla tha se nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze.

“Siguria e qytetarëve tanë dhe e vendit tonë mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo ditë”, shtoi ministri.