Drejtori i Emergjencës jep detaje për gjendjen shëndetësore të personit që u plagos sot në Fushë-Kosovë
Foto: Laura Hasani

Drejtori i Emergjencës jep detaje për gjendjen shëndetësore të personit që u plagos sot në Fushë-Kosovë

Aktuale November 10, 2024 - 16:43

Një person është plagosur me armë zjarri sot në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se gjendja e viktimës është stabile.

“Është në gjendje stabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe jemi në pritje të rezultateve”, tha Syla për express.

Ahmeti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe se menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 13:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në  Fushë Kosovë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.