Osmani takon Von der Leyen në Budapest
Aktuale
November 08, 2024 - 22:47
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Siç ka shkruar Osmani, në takim u vazhdua biseda që dy udhëheqëset filluan gjatë vizitës së fundit të von der Leyen në Kosovë.
“Me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, vazhdim i diskutimeve që i filluam gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë, para më pak se dy javësh”, ka shkruar Osmani.