Osmani takon Erdoganin: Kënaqësi ta takoj presidentin e shtetit mik e aleat
Foto: Facebook

Osmani takon Erdoganin: Kënaqësi ta takoj presidentin e shtetit mik e aleat

Aktuale November 08, 2024 - 18:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ka takuar sot presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është kënaqësi gjithnjë që të takojë presidentin e shtetit mik e aleat të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan.

“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoëan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani. /Zëri