Osmani dhe Starmeri flasin për marrëveshjen e arritur në fushën e emigracionit

Osmani dhe Starmeri flasin për marrëveshjen e arritur në fushën e emigracionit

Aktuale November 08, 2024 - 14:26

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, në margjinat e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Budapest të Hungarisë.

Në një postim në Facebook, Osmani është shprehur se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar.

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer”, pohoi Osmani.