Hoxhaj: Me Trumpin si president, Ballkani do të jetë më i qëndrueshëm
Foto: Laura Hasani

Hoxhaj: Me Trumpin si president, Ballkani do të jetë më i qëndrueshëm

Aktuale November 08, 2024 - 08:24

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me Trumpin Ballkani do të jetë më i qëndrueshëm.

“Rajoni do të jetë më stabil dhe një administratë nën udhëheqjen e Trump do të jetë më e përkushtuar për stabilitetin në rajon. Unë besoj se do të ketë më shumë një kontuinitet, një shpejtësi dhe vendosmëri për të shtyrë disa tema që kanë ngelur të pambyllura në Ballkan. E shoh temën e dialogut edhe në raport me përkushtimet që mund t’i ketë dhe duhet t’i ketë Amerika në raport me Ballkanin. Me bindjen time të plotë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund ta ketë një epilog që është në favor mbi të gjitha të qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan, nëse paralelisht me dialogun amerikanët e kanë prioritet të dorës së parë anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Hoxhaj.

Teksa ka bërë një analizë të hollësishme të së ardhmes dhe gabimeve të qeverisë “Kurti” ai thotë se Trumpi e mbyll çështjen e lënë rrugëve të Kosovës brenda këtij mandati.

“Prej atyre të cilët janë pranë presidentit Trump dhe që kanë hartuar platformën e politikës së jashtme, që thirret si projekti 20/25, mendoj që ka pas zëra dhe njerëz që i njoh personalisht që janë deklaruar se duhet të jetë prioritet i Trumpit anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe kjo do të ishte kartë balancuese në raport me Serbinë dhe në raport me rajoni. Por dialogu do të varet shumë edhe si do të duket Komisioni i ri Europian, por edhe prej situatave të fundit politike në Gjermani dhe Francë, meqë në Gjermani kemi një rënie të qeverisë. Një partneritet i mirëfilltë amerikano-evropian, një vendosmëri e Trumpit për vendimet të mëdha për rajonin, por edhe një qeveri e përgjegjshme në Kosovë mund të jenë aktorë vendimtarë dhe mund të jenë në fazën kritike të përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë”, deklaroi Hoxhaj për A2CNN.