Peci: Shkëmbimi i territoreve ide në kohën e Mogherinit

Peci: Shkëmbimi i territoreve ide në kohën e Mogherinit

Aktuale November 07, 2024 - 23:53

Lulzim Peci nga Instituti KIPRED, tha se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk e ka bazën në Washington, por ishte propozuar në kuadër të dialogut në kabinetin e ish-shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Peci tha se një pjesë e Evropës idenë e shkëmbimit të territoreve ‘ndarjes së Kosovës” dëshiron ta identifikojë me presidencën e Donald Trump.

Ai e quajti mashtrim të madh se me dhënien e veriut Kosova do ta marrë Preshevën e pastaj do të ndodh bashkimi më Shqipërinë.

“Ky është mashtrimi më i madh që iu është bërë popullit të Kosovës me idenë e shkëmbimit që si këmbim do të kemi bashkimin me Shqipërinë”, tha Peci, për RTV21.

Peci foli edhe për Asociacionin, sipas tij jo vetëm Kurti por kushdo që vjen në pushtet do të obligohen ta zbatojnë Asociacionin ose në të kundërtën sipas tij Kosova do ta humb mbështetjen amerikanë.

“Administrata e Trumpit nuk ka kohë me zgjatë me neve se ka probleme shumë më të mëdha, edhe në atë rast po dua ta them nuk duhet që ta heqim nga opsioni edhe tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova nëse Kosova luan këtë lojë edhe më tutje”, tha ai.