Profesori universitar kroat: Me kthimin e Trumpit mund të presim propozime të vjetra, siç është ndarja e Kosovës

Profesori universitar kroat: Me kthimin e Trumpit mund të presim propozime të vjetra, siç është ndarja e Kosovës

Aktuale November 07, 2024 - 23:00

Profesori i Fakultetit Filozofik në Zagreb, historiani Tvrtko Jakovina vlerëson se bota mund të presë që presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump të jetë i ngjashëm si në mandatin e tij të parë.

Sa i përket rajonit tonë, ai vlerëson se varet se kush do të jetë në Departamentin e Shtetit.

“Nëse do të jenë disa nga njerëzit që ne i njohim, atëherë ndoshta mund të presim disa nga propozimet të njohura për ne që ishin vënë në rend dite në atëherë. Një nga propozimet ishte ndarja e Kosovës, e cila mund të shkaktojë shumë probleme të tjera zinxhir në Evropë në përgjithësi, sepse është heqje dorë nga një parim që ekzistonte dhe mund të lidhet disi me Ukrainën dhe me atë ndarje atje, nëse lufta do të përfundojë shpejt siç ishte premtuar”, theksoi ai.

Historiani kroat vlerëson se, duke qenë se Trump tashmë është i njohur për opinionin botëror, mund të llogarisim tek politikanët evropianë dhe të tjerë që të jenë të përgatitur të dinë se si të komunikojnë me Trump, domethënë se sa duhet të kënaqin arrogancën e tij në atë komunikim.

Në një intervistë për “N1“, Jakovina shton se mund të supozojmë, atë që është paralajmëruar, një luftë tregtare, por që premtimet e kohës para se të bëhej politikan për vendosjen e taksave jashtëzakonisht të larta për makinat gjermane apo për mallrat kineze në përgjithësi dhe për transferimin e industrisë në SHBA nuk do të mund të realizohet brenda natës.

I pyetur se si e interpreton deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman se Evropa tani duhet të mendojë më seriozisht për sigurinë e saj, historiani kroat thotë se kjo sjell edhe shumë ndryshime të tjera në kontinentin evropian, që do të nënkuptojë militarizimin e madh të një pjese të madhe të vendeve evropiane, rritja e sektorit ushtarak, por, siç shprehet ai, sjell edhe shumë ndryshime të tjera.

Jakovina përkujton se pjesa jonë e Evropës nuk u përmend fare gjatë fushatës zgjedhore, pra se gjithçka lidhej me luftën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainën dhe marrëdhëniet me Kinën.

Sipas tij, Lindja e Mesme duhet të paktën të shpresojë për ndryshime të mëdha dhe se njoftimi i Trump për luftë atje është shumë ambicioz.

“Në një moment mund të ngadalësohet, megjithëse mendoj se këtu dallimet mes Harris dhe Trump ishin më të voglat. Trump, pa dyshim, ka akses dhe di të flasë me Netanyahun në një mënyrë tjetër nga ajo që folën demokratët. Megjithatë, nuk më duket se do të ketë ndryshime dramatike, sidomos jo në një kohë të shkurtër”, vlerëson ai, transmeton telegrafi.

Në lidhje me atë se çfarë mendon se si do të jetë retorika e Trump, ai thotë se nuk mendon se ai do të ndryshojë.

“Unë mendoj se mbështetësit e tij gjithashtu duan që ai të sillet ashpër me ata që e vodhën katër vjet më parë, sipas interpretimit të tij”, thotë historiani kroat.

Ai kujton gjithashtu se ata që e mbështetën Trump thanë se ai fitoi zgjedhjet për çështje ekonomike dhe se do të ringjallë Amerikën në këtë aspekt.