Viktor Orban me përshëndetje speciale për presidenten Vjosa Osmani
Foto: Facebook

Viktor Orban me përshëndetje speciale për presidenten Vjosa Osmani

Aktuale November 07, 2024 - 20:20

Presidentja Vjosa Osmani, e përfaqësoi Kosovën në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ku u mblodhën rreth 50 liderë evropianë – përfshirë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte.

Ajo që ka rënë në sy, është pritja që i ka bërë presidentes Osmani nikoqiri, kryeministri hungarez Viktor Orban, shkruan Zeri.info.

Orban i bëri një përshëndetje speciale presidentes Osmani në pritje këtij samiti. Madje, ai edhe ia ka puthur dorën presidentes së Kosovës.

Image

Theksojmë se gjatë ditës së sotme (e enjte), në Budapest, liderët evropianë diskutuan për marrëdhëniet e tyre transatlantike.

Ata shpresojnë se nuk do të kenë mospajtime të ngjashme me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, sikur gjatë mandatit të tij të parë. /Zëri