Osmani publikon fotografi me liderët evropianë në Budapest
Aktuale
November 07, 2024 - 19:57
Hungaria ka qenë nikoqire e samitit të Komunitetit Politik Evropian këtë vit.
Në Budapest, Kosovën e përfaqësoi presidentja, Vjosa Osmani, shkruan Zeri.info.
Nga ky samit, Osmani ka shpërndarë fotografi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ku shihen takimet që ka pasur me liderët evropianë.
“Diskutime me liderë nga vende të ndryshme në samitin e sotëm të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani ndër të tjerash. /Zëri