Meta rrëfehet nga qelia e burgut: Interesi për burgosjen time është i mafias që kontrollon Ramën

Meta rrëfehet nga qelia e burgut: Interesi për burgosjen time është i mafias që kontrollon Ramën

Aktuale November 07, 2024 - 17:22

Ilir Meta është tashmë një banor VIP në burgun 313 për më shumë se dy javë.

Privimi i lirisë i ka krijuar një rutinë të re kryetarit të Partisë së Lirisë, i cili, i kufizuar në një hapësirë të vogël paraburgimi, shprehet se do të dalë më i fortë nga kjo përvojë.

Në një intervistë të dhënë për Top Channel nga qelia, Meta theksoi përkushtimin e tij për të qëndruar në formë fizike dhe mendore.

Ai deklaroi se çdo ditë shpik ushtrime të reja për t’u mbajtur aktiv dhe përgatitur për sfidat që e presin jashtë. Meta ironizoi se, kur u arrestua, orën e dorës ia kthyen pas dhjetë ditësh.

Meta vazhdon të jetë kritik ndaj figurave të qeverisë dhe prokurorisë, duke akuzuar SPAK-un dhe sistemin e drejtësisë si të ndikuar nga regjimi i “Narkoregjimit” dhe përndjekës politik ndaj tij dhe partisë së tij.

Tutje krahasoi procesin ndaj tij me një “gjueti shtrigash” dhe argumentoi se urdhrat e tij të arrestimit janë të paligjshëm.

Ndërkohë, ai i shpreh mirënjohje mbështetësve të tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për mbështetjen e treguar, ndërsa kritikon gazetarinë që sipas tij, po shpërndan “lajme të pavërteta”.

Meta përfundoi duke deklaruar se kjo përvojë po e forcon për të vazhduar betejën e tij për të çmontuar atë që ai e quan “junta sorosiane” dhe për të luftuar për të drejtat e qytetarëve shqiptarë dhe sovranitetin e Shqipërisë.

Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU.