Kelmendi takohet me Barbanon, diskutojnë për pavarësinë e gjyqësorit

Kelmendi takohet me Barbanon, diskutojnë për pavarësinë e gjyqësorit

Aktuale November 07, 2024 - 16:19

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim shefin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, me bashkëpunëtorë.

Sipas njoftimit të ZKPSH-së, ata diskutuan për çështje të interesit të përbashkët.

“U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Shefi i EULEX-it, Barbano, patën diskutime konstruktive dhe përmbajtjesore lidhur me çështjet e interesit të përbashkët, përfshirë këtu rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në proceset institucionale, nevojën për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor ku bënë pjesë edhe sistemi prokurorial, si dhe ngritjen e koordinimit në çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se u.d. kryeprokurori Kelmendi ka potencuar se EULEX-i mbetët një nga partnerët me të rëndësishëm të institucionit të Prokurorit të Shtetit.