Shqipëria pret vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Shqipëria pret vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Aktuale November 07, 2024 - 15:12

Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e radhës të Komunitetit Politik Evropian.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ndodhet në Budapest për të marrë pjesë në punimet e këtij samiti.

“Po marrim stafetën për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri, gjysmën e parë të vitit që vjen. Ka shumë gjëra për t’u diskutuar. Ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve evropiane. Jemi krenarë ta mirëpresim këtë takim”, tha Rama.

“Po marrim stafetën këtu për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri gjysmën e parë të vitit që vjen, dhe sigurisht ka shumë gjëra për të diskutuar. Ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve evropiane, sigurisht, por ka edhe çështje të tjera për të diskutuar. Ne jemi shumë krenarë që të kemi mundësi që ta mirëpresim këtë takim”, tha Rama. /a2cnn