Rama: Për ne shqiptarët Amerika është Amerikë, kushdo që është në Shtëpi të Bardhë s’bën dallim

Rama: Për ne shqiptarët Amerika është Amerikë, kushdo që është në Shtëpi të Bardhë s’bën dallim

Aktuale November 07, 2024 - 12:51

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur në Budapest për zgjedhjen e Donald Trumpit president i SHBA-së për herë të dytë.

Rama ka thënë se për shqiptarët SHBA-ja është SHBA dhe se s’bën dallim se kush drejton Shtëpinë e Bardhë.

Rama ka thënë se shqiptarët janë komuniteti më proamerikan në Evropë dhe se: “Për Shqipërinë s’do të thotë asgjë në sensin që s’ndryshon asgjë. Kushdo që është në Shtëpi të Bardhë s’bën dallim, meqë SHBA-ja është SHBA-ja. Ne s’jemi të ndikuar nga emocionet, për shkak se për ne është e njëjtë”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar ka deklaruar se kur Trumpi kishte ardhur për herë president i SHBA-së, të gjithë ishin frikësuar, megjithatë thotë se gjatë asaj periudhe, NATO-ja ishte bërë edhe më e fortë. Rama ka deklaruar se ardhja e Trumpit s’duhet të shihet si diçka negative, përkundrazi duhet të shihet si një mundësi mbase për t’i bërë gjërat edhe më mirë.