Tahiri pas fitores së Trumpit: Nisin spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve ose ndarjen e veriut
Aktuale
November 07, 2024 - 10:39
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë - Serbi, Edita Tahiri, pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka thënë se kanë nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve ose ndarjen e veriut.
Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se themeluesit e shtetit të Kosovës janë gjallë dhe ashtu si herën e kaluar që i mposhtën, prapë do t’i mposhtin këta skenarë serbomëdhenj, raporton Zeri.info.
“Po e shoh se me ardhjen e Trumpit kanë nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut – ne themeluesit e shtetit të Kosovës jemi gjallë, populli trim i Kosovës është gjallë – i mposhtëm herën e kaluar, prapë i mposhtim këta skenarë serbomëdhenj”, shkroi Tahiri.