Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron Donald Trumpin
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar presidentin e sapozgjedhur Donald J. Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Këshilli ka përgëzuar edhe popullin amerikan për një shembull tjetër të ndritshëm të ushtrimit të demokracisë, që frymëzon botën dhe na kujton vlerat e lirisë dhe drejtësisë.
“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbetet i bindur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të thellohen mbi bazën e vlerave tona të përbashkëta dhe interesave tona strategjike për zhvillim dhe siguri, si aleatë të NATO-s”.
“Ne besojmë se mbështetja e SHBA-së për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë shqiptarët do të forcohet më tej, duke kontribuuar në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen për të gjithë rajonin tonë”, thuhet në urim. /Zëri