Serwer: Trumpi do të përkrahë ndarjen e Ukrainës, mund të jetë precedent për ndarjen e Kosovës dhe Bosnjës
Foto: Laura Hasani

Serwer: Trumpi do të përkrahë ndarjen e Ukrainës, mund të jetë precedent për ndarjen e Kosovës dhe Bosnjës

Aktuale November 06, 2024 - 20:18

Analisti amerikan Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, vlerëson se ardhja e Donald Trump në krye të administratës amerikane do të ketë implikime për Ballkanin, pasi sipas ndarja e Ukrainës mund të krijojnë një precedent për ndarje në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Duke analizuar se çfarë ka kontribuar në rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe fitoren bindëse të Trump, Serwer thotë se kanë ndikuar disa faktorë, dhe një prej tyre është sigurisht zhgënjimi nga ekonomia, veçanërisht me shkallën e inflacionit.

Serwer, për Al Jazeera Balkans, foli gjithashtu për ndryshimet që mund të ndodhin në politikën e jashtme të SHBA-së pas fitores së Trump, transmeton Telegrafi.

“Pres që Trump të ofrojë edhe më shumë mbështetje pa kushte për Izraelin. Por, mendoj se ndryshimi i parë dhe më dramatik do të lidhet me Ukrainën, ku ai do të përpiqet të japë një pjesë të Ukrainës Rusisë për t’i detyruar ata të ndalojnë luftën. Këtë e ka paralajmëruar edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe ndoshta do të ketë sukses”, tha Serwer.

“Këtu ka implikime për Ballkanin, sepse ndarja në Ukrainë mund të krijojnë një precedent për ndarjet në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë”, shtoi ai.