“Dogjën kartën e Vettingut”, Kica-Xhelili thotë se qeveria “Kurti” dështoi qëllimshëm në reformat në drejtësi
Aktuale
November 06, 2024 - 20:06
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar qeverinë aktuale për dështim të qëllimshëm në të gjitha reformat në drejtësi.
Ajo mori shembull çështjen e Vettingut, i cili nuk u kalkulua dhe nuk u realizua.
”Kur flas për tema në drejtësi, e kam një sentiment tjetër, meqë i përkas fushës”.
”Kjo qeveri nuk është që vetëm ka dështu në të gjitha reformat në drejtësi, kjo qeveri ka dështu me qëllim në reforma në drejtësi”, tha Kica-Xhelili në Klan Kosova.
Për më shumë ndiqni qëndrimin e saj të plotë, ku thotë se kjo qeveri, nuk e çoi të parin Vettingun kur shkoi në Venecia.