Konjufca uron Trumpin: Mezi pres të fillojmë punën me administratën e re
Aktuale
November 06, 2024 - 13:52
Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA] në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Konjufca në telegrafin e urimit tha se SHBA-ja është kryealeatja e Kosovës, që ndajmë vlerat, synimet dhe interesat e përbashkëta.
“Urime të përzemërta Donald Trumpit për fitoren në këto zgjedhje presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Mezi pres të fillojmë punën me administratën e re amerikane, për të thelluar edhe më tutje raportet tona të shkëlqyera. SHBA-ja është kryealeatja jonë, me të cilën ndajmë vlerat, synimet dhe interesat, që jam i bindur se do t’i shtyjmë përpara edhe më tutje gjatë mandatit të presidentit Trump”, shkroi Konjufca.