KEDS-i kap në flagrancë një hotel në Prishtinë, që vodhi 21 mijë euro energji elektrike
KEDS-i ka njoftuar se ka zënë duke vjedhur rrymë një hotel në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KEDS-it, vlera e dëmit është 21 mijë euro.
“Hoteli në Prishtinë vodhi 21,050 euro rrymë, KEDS-i e zë në vepër. Gjatë këtyre ditëve ekipet e kontrollit të KEDS-it zunë në vepër pronarin e një hoteli në Prishtinë, duke e vjedhur energjinë elektrike. Ai, duke anashkaluar njehsorin elektrik, pajisjet hoteliere po i shfrytëzonte në të zezën dhe pa paguar fare për energjinë e shpenzuar”.
“Kur KEDS-i bëri kalkulimet, doli që ai vodhi një sasi të madhe të energjisë elektrike, që në vlera monetare arrin në 21,050.80 euro. Ai detyrohet t’ia kthejë KEDS-it këtë shumë të parave në kuadër të Rikthimit të Humbjeve - si masë e parë ligjore ndaj tij”, thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë: